75 Mall Live Search
20:57 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pak ditë para derbit, Juventusi apelon sërish vendimin që ia dha titullin Interit

Juventusi e ka apeluar vendimin e gjykatës, i cili ia kishte rrëmbyër titullin e kampionit “Zonjës së Vjetër” nga edicioni 2005-06 për t’ia dhënë Interit.

Kjo kishte ndodhur për shkak të skandalit “Calciopoli” në vitin 2006, kur Juventus ishte dënuar edhe të luante në Serie B.

Kampioni italian, ka tentuar shpeshherë gjatë viteve të fundit që ta fitoj kontestin gjyqësor, por ka dështuar.

Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para se Juventus të luaj kundër Interit, ndeshje që zhvillohet të dielën mbrëma. /Indeksonline/