75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja orari i ndeshjeve që luhen sonte në Ligën e Kampionëve

Kampioni i 13-të fisht i Evropës, Real Madrid nuk e nisi mirë kampanjën e Ligës së Kampionëve me disfatën 3-0 kundër Paris Saint Germainit.

Madrilenët sonte do të kërkojnë pikët e para kundër skuadrës belge Club Brugge.

Në të njëjtin grup Galatasaray luan në shtëpi kundër PSG-së.

Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Tottenham Hottspur dhe Bayern Munchen.

Anglezët barazuan në javën e parë me Olympiacosin ndërsa, Bayerni fitoi lehtë kundër Crvena Zvezdës dhe kryeson grupin B me 3 pikë.

Ky është orari i plotë i ndeshjeve që zhvillohet sonte.

Grupi A

Real Madrid – Club Brugge 18:55

Galatasaray – PSG 21:00

Grupi B

Crvena Zvezda – Olympiacos 21:00

Tottenham – Bayern 21:00

Grupi C

Atalanta – Shakhtar 18:55

Manchester City – Dinamo Zagreb 21:00

Grupi D

Juventus – Bayer Leverkusen 21:00

Lokomotiv Moska – Atletico Madrid 21:00.

/Indeksonline/