Dema: Ejup Statovci u priu ndryshimeve të mëdha për Kosovën
Me rastin e 22- vjetorit të protestave masive të studentëve të Universitetit të Prishtinës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka bërë homazhe në nderim të ish-rektorit, Ejup Statovci.
Dema me këtë rast Ejup Statovcin e ka konsideruar si një rektor historik i cili u priu ndryshimeve të mëdha për Kosovës.
Teksa ka uruar studentët për vitin e ri akademik ai tha se është obligim që studentët të vazhdojnë rrugën e ndryshimit me dije.
Anila Statovci, vajza e ish-rektorit Ejup Statovci, u shpreh e nderuar se vepra e babait të saj po kujtohet dhe nderohet./