Trumpi për mbështetësin e Veselit: Matt Whitakeri është një personalitet shumë i fortë në zbatimin e ligjit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për FOX News ka thënë për Matthew Whitakerin, para se të emërohej ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së, se “Matt Whitaker është njeri i madh. E njoh Matt Whitakerin”.
“Matt Whitakeri punoi për Jeff Sessionsin dhe gjithmonë gëzonte konsideratë të lartë dhe ende e gëzon. Por, unë s’e njihja Matt Whitakerin. Ai punoi për Prokurorin e përgjithshëm. Matt Whitakeri është njeri shumë i zgjuar. Është shumë i respektuar në mesin e komunitetit që merret me zbatimin e ligjit. Shumë i respektuar prej më të mirëve. Faktikisht, zgjedhja e tij u prit me entuziazëm dhe ende pritet nga rrethe të caktuara. Por, më lejoni ta them këtë: Matt Whitakeri është një person shumë i respektueshëm dhe nuk kishte asnjë problem, kur punonte për Jeff Sessionsin. Ai respektohet nga zbatuesit e ligjit. Ai është një person dhe personalitet shumë i fortë në zbatimin e ligjit”, ka thënë Trump kur e kishte emëruar ministër të Drejtësisë, ish-zyrtarin amerikan që sot është në Kosovë, në përkrahje të Kadri Veselit.

