75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jepet viza e parë në Ambasadën amerikane

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se sot kanë lëshuar vizën e parë.

Përmes fotografie të publikuara në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, është shkruar urime për marrësin e vizës nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhjet me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në këtë njoftim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.