75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si po asfaltohet kjo rrugë në Gërmi

Një nga fokuset dhe investimet më të mëdha që janë bërë pas luftës ka qenë pikërisht asfaltimi i rrugëve.

Megjithatë, ende shumë rrugë vazhdojnë të shtrohen, madje edhe në kryeqytet.

Por, shpesh mënyra se si shtrohen dhe punohen këto rrugë është kritikuar, pikërisht për cilësinë e dobët, shkruan Indeksonline.

E, këtyre ditëve është duke u shtruar një rrugë në Parkun Nacional Gërmia në Prishtinë.

Përmes një fotografie që po shpërndahet në rrjetin social Facebook, mund të shihni edhe cilësinë dhe punën se si po asfaltohet kjo rrugë./Indeksonline/