Vdes një femër në QKUK, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit
Një femër ka vdekur sot rreth orës 20:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rasti ka ndodhur në Besi.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë ajo.
Sipas saj hetuesit policor kanë nisur një hetim.
“Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka theksuar ajo./IndeksOnline/