75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sarri: Nga nesër do të studioj Interin

Maurizio Sarri ka folur pas ndeshjes së fituar nga Juventusi 3-0 ndaj Leverkusen, teksa ka analizuar disa individualitete, si Bernardeschi që ka luajtur mjaft mirë dhe ka shënuar “sepse e prisja kështu. Në stërvitje më kishte dhënë këtë ndjesi. Doja që Ramsey të pushonte pasi vinte nga tre ndeshje radhazi”.

“Leverkusen është skuadër që e mban mirë topin, por nuk hodhën hapin final. Kjo edhe sepse mbrojtja u përgjigj mirë dhe pashë De Ligt në rritje. Në pjesën e dytë, ata ranë dhe ne e ngritëm lojën edhe më shumë”.

“Cuadrado? Është duke intepretuar rolin mirë, por dua ta bëj mbrojtës global! Jo më kot morëm Barzagli. Shumë mirë Higuain, ashtu si edhe Dybala”.

Por, a do të shihet tredhëmbëshi i fantazisë (Ronaldo, Higuain, Dybala)? “Jo, fantazi lokali… Eshtë ende herët të zbresin të tre në fushë, pastaj të shohim”.

Interi vjen në fundjavë, superndeshja: “Do të nis ta studioj nga dita e mërkurë, kur edhe zbret në fushë me Barcelonan”.