75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Unaza e diamantit me çmim marramendës, që Justini ia dhuroi bashkëshortes

Justin Bieber dhe Hailey Balwin kanë zbuluar detajet luksoze nga dasma e tyre e dytë.

Pasi kurorëzuan dashurinë në South Carolina Montage Palmetto Bluffs të hënën, të dytë ata dhe të ftuarit e tyre të famshëm  kanë dokumentuar ditën speciale të çiftit përmes rrjeteve sociale, transmeton Indeksonline.

Po ashtu është zbuluar edhe vlera e dhuratave të kushtueshme dhe unazës së martesës që Justini ia dhuroj Haileyt.

Modelja do të mbajë unazën e martesës që besohet se është e punuar nga Tiffany & Co dhe ka një vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Dukjen e saj Hailey e kompletoi edhe me aksesorë të tjerë që arrinin vlerën e 123 mijë dollarëve.

Çifti i njohur publikoi fotografi pas ceremonisë së martesës teksa shihen duke i dhuruar njëri-tjetrit puthje plot pasion.

“Deri në përjetësi”, ishte mbishkrimi që Justini bëri përkrah fotove.

Kujtojmë që disa nga emrat që morën pjesë në dasmën e çiftit ishin Kendall dhe Kylie Jenner./Indeksonline/