75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

6 mijë paketa të supozuara me fletëvotime erdhen nga diaspora deri të hënën

Votimi përmes postës është duke vazhduar. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Indeksonlinen se deri të hënën janë pranuar 5 mijë e 900 paketa të supozuara me fletvotime.

“Po vazhdon periudha e votimit përmes postës. Deri më 1 tetor kemi pranuar 5 mijë e 900 paketa të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 5 tetor 2019.

“Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, ka thënë Elezi./Indeksonline/