Courtois – Real Madrid s’po funksionon, ja kur pritet të largohet belgu
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois mund të largohet nga klubi në verën e vitit 2020, sipas raportimeve në shtypin spanjoll.
Reprezentuesi belg po kalon një kohë të tmerrshme që kur u transferua në kryeqytetin spanjoll nga ekipi anglez, Chelsea në verën e vitit 2018.
Të Martën, Courtois u mashtrua nga tifozët vendës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë në UEFA Champions League kundër Club Brugge pasi pranoi dy gola.
Real pretendoi se 27-vjeçari u zëvendësua për shkak të shqetësimeve me stomakun, por sipas shtypit lokal në Spanjë, Los Blancosi, do të lërë të lirë lojtarin në verën e vitit 2020./Indeksonline/