Presidenti i Bayernit: Kemi bërë historinë
Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, e ka cilësuar fitoren ndaj Tottenahmit si fitore historike.
Dje gjiganti gjerman shkatërroi klubin anglez, duke e mposhtur me rezultat 2:7.
Ai tha se është i gëzuar me këtë fitore dhe e ka uruar trajnerin dhe tërë klubin, transmeton Indeksonline.
“Klubi ynë shënoi historinë. Dua të uroj trajnerin Niko Kovaç dhe tërë skuadrën. Ishte e mahnitshme çfarë ka ndodhur. Ndonjëherë krahasohemi me Premier Ligën. Këtë herë treguam se mund t’i mposhtim klubet e mëdha angleze”, deklaroi ai./Indeksonline/