75 Mall Live Search
13:32 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Muharrem Ahmeti – në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtari i njohur, Muharrem Ahmeti, është në gjendje jo të mirë shëndetësore, madje sipas disa rrjeteve sociale, ai ka pësuar sulm në zemër.

Në disa postime që po qarkullojnë në rrjete sociale, thuhet se Ahmeti ka pësuar sulëmm në zemër.

Violinisti i tij, Kristian Xhaferaj, në një postim në Facebook shkroi se Ahmeti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Përshëndetje shokë, kolegë të vëllait tonë Muharrem Ahmeti është e pamundur t’i përgjigjem çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por eshtë GJALLË . Ndaj lus të gjithë shokët që postojnë gjëra jo të vërteta t’i fshijnë, sepse nuk janë të vërteta. Vëllai ynë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë. Me respekt Kristi”, shkroi Xhaferaj.