75 Mall Live Search
15:44 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është lojtari kryesor i kërkuar nga Unitedi

Manchester Unitedi është i gatshëm të provojë të transferojë në afatin e janarit sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.

Sipas mediave franceze Unitedi e ka shikuar Dembelen këtë sezon dhe agjentët e dërguar janë kthyer të kënaqur.

Pos kësaj edhe “Djajtë e kuq”, janë në formë të dobët këtë sezon dhe po kërkojnë më patjetër një sulmues.

Dembele ka shënuar 6 gola, ndërsa sezonin e kaluar ka shënuar 15, transmeton Indeksonline.

Francezi i është bashkuar Celticut në vitin e kaluar për 22 milionë euro, ndërsa tani vlera tij është dyfishuar./Indeksonline/