75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

KMDLNJ-ja analizon fushatën e partive politike, kritikon LDK-në lavdëron PDK-në

Fushata para zgjedhjeve të 6 tetorit ka nisur të bëhet e bezdisshme , e lodhshme dhe e pabesueshme, sikur edhe fushatat e tjera para kësaj.

Kryetari i KDMLNJ-së Behgjet Shala, në një analizë për ecurinë e deritashme të fushatës konsideron se kjo fushatë ka një kualitet që u ka munguar fushatave të tjera, si pastrimi i listave nga të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar, futja në lista e më shumë të rinjve, mobilizimi më i madh në terren dhe i diasporës.

Shqetësim për KMDLNJ-në mbetet përfaqësimi jo proporcional i femrave në lista krahasuar me përqindjen  e popullsisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Kjo fushatë, sipas KMDLNJ-së karakterizohet edhe me dhunën dhe terrorin që ushtrohet nga Beogradi ndaj liderëve dhe votuesve serbë të Kosovës e që nuk janë në të njëjtat frekuenca politike dhe shoviniste me Listën Serbe.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas Shalës, po e bënë një fushatë pa përmbajtje dhe se slogani BESO me një pullë të kuqe është misterioz, slogan i masonëve , mistik deri në fund sepse askush nuk e ka dhënë kuptimin e saj.

“Pulla e kuqe identifikohet me shtëpitë publike , me kurvëri dhe prostitucion ! Nuk e besoj se kjo ndërlidhet me LDK-në ndonëse aty janë disa prostituta politike ( 100% ) të gjinisë mashkullore që thuaja nga themelimi mbijetojnë duke ofruar shërbime ekskluzivisht të prostitucionit politik. LDK nuk do ta njohë veten pas zgjedhjeve , e kam fjalën këta që po flasin fjalë të mëdha kurse , në çastin kur duhet të marrin vendime , i kanë koçet e zogut dy javësh”, tha Shala.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas kreut të KMDLNJ-së, e ka fushatën shumë të mirë.

“Aktualisht , PDK –ë është sikur çifutët në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore ; të përndjekur nga të gjitha subjektet politike. Është shndërruar në viktimë !Pikërisht ky status i imponuar nga subjektet leshko që kanë vija të kuqe dhe një të kaluar të zezë sikur edhe proceset nëpër të cilat do të kalojë Kosova , nuk e lënë PDK-në jashtë institucioneve . PDK, po të kishte një vizion politik , vullnetarisht , pavarësisht rezultateve në zgjedhje , do të kalonte në opozitë. Në këtë mënyrë do t’ua linte në duar “këmbët e Hashimit”, thotë Shala.

Lëvizja Vetëvendosje, sipas Shalës, është mobilizuar shumë sidomos në diasporë, teksa AAK-PSD “nuk do të ndahen keq me vota duke falënderuar Ramush Haradinajn”, derisa Nismën dhe AKR-në i ka quajtur “analfabete dhe burokrate”./IndeksOnline/