75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dardan Krasniqi: Besojuni atyre që ua dini peshën e moralin, e që s’e trafikojnë vullnetin tuaj!

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Dardan Krasniqi, ka treguar se cili është projekti i tij kryesor nëse arrinë të bëhet pjesë e legjislativit.

“Projekti im i vetëm janë interesat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre për trajtim të dinjitetshëm institucional dhe njerëzor, sidomos kategorive që kanë nevojë për dorën e shtetit”, ka shkruar ai, në llogarinë e tij në Facebook.

Në frymën e kësaj, Krasniqi ka bërë edhe një apel.

“Votoni me zemër dhe trajtimi do të jetë i tillë!”, ka bërë thirrje ai.

Krasniqi ka thënë se “më 6 tetor nuk përfundon beteja, por ajo është vetëm fillimi i punëve të shumta” që i presin.

“Besoni atyre që ua dini peshën dhe moralin dhe që nuk e trafikojnë vullnetin tuaj!”, ka shkruar Krasniqi.