Aksident mes një veture dhe kamioni te Qafa në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek rruga ‘UÇK tek Qafa’.
Në aksident është përfshirë një veturë e tipit ‘Skoda’ dhe një kamion, transmeton Indeksonline.

Të lënduar si pasojë e aksidentit nuk ka, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipi policor.
Si pasojë e aksidentit është shkaktuar kolonë e gjatë në këtë anë./Indeksonline/

