Pas fitores me Feronikelin, lojtarët e Llapit fitojnë nga 200 euro premi dhe 4 ditë all inclusive në Shëngjin
Kryesia e Llapit i ka premtuar shpërblim me vlerë futbollistëve, para ndeshjes me Feronikelin.
Bëhet fjalë për premi 200 euro plus 4 ditë pushim në Shëngjin.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që futbollistët ende nuk e kanë marrë shpërblimin pas fitores 2-1 në Drenas, por pritet që gjatë kësaj jave ta pranojnë.
Skuadra e Tahir Batatinës e ka mbyllur javën e 8-të në vendin e 2-të me 17 pikë. /Indeksonline/