Uran Ismali-Vjosës: Premtimet e tua për pensionistët, burim kanë programin tonë
Kandidati i PDK-së për deputet, Uran Ismajli përmes një statusi iu ka kundërpërgjigjur kandidatës së LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani. Kjo e fundit kishte dhënë një premtim për pensionistët.
Ismajli në postimin e tij tha se premtimet e Osmanit për pensionistët për burim e kanë programin e PDK-së, transmeton Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e tij të plotë:
Faleminderit Vjosa që ke lexuar me vëmendje programin e Partisë Demokratike të Kosovës!
Premtimet e tua për pensionistët, burim kanë programin tonë. Premtimet e tua për shëndetësinë, PDK-ja veçse është duke i përfunduar.
Të ftoj që të lexosh edhe pjesën ku ne do të legalizojmë 350 mijë prona, ku do të lirojmë bashkatdhetarët nga pagesat e kartonit të gjelbër, ku do të ndërtojmë 300 çerdhe në mbarë Kosovën, ku do të luftojmë korrupsionin dhe forcojmë aleancën me Amerikën.
Prandaj, shpresoj se do t’i votosh të gjitha iniciativat tona kur ti dhe LDK-ja të jeni pas 6 tetorit në opozitë.