75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Solskjaeri, i lumtur me barazimin ndaj Alkmaarit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaeri ka thënë se është shumë i lumtur me atë se si luajti skuadra e tij gjatë barazimit 0:0 kundër AZ Alkmaarit të enjten natën.

Norvegjezi foli para mediave pas përballjes në Grupit L të Ligës së Evropës dhe u duk se ishte në gjendje të mirë, pavarësisht se nuk arriti të regjistronte një goditje të vetme në shënjestër gjatë gjithë kohës.

“Do të duhej të ishin tri pikë. Paraqitja ishte e mirë kundër një kundërshtari të mirë në një fushë shumë të keqe.”

“Nëse ju merrni një barazim në udhëtim në Ligën e Evropës dhe fitoni ndeshjet në shtëpi, do të jeni mirë. Ne shkojmë në Beograd, duke kërkuar fitoren”.