75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pas emërimit të Grenellit: Do të punojmë për dialogun pa kushte

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas emërimit të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell,  si i dërguar i posaçëm i Donald Trumpit në bisedimet e paqes midis Kosovës e Serbisë, e ka uruar atë, duke thënë se do të punohet për dialogun pa kushte.

Përmes një shkrimi në Twitter, Haradinaj tha se në dialogun pa kushte në të cilët do të angazhohen, do të punohet për të arritur njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Urime për ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell që u emërua nga presidenti amerikan si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi. Mezi pres që të punojmë së bashku dhe të angazhohemi në mënyrë aktive në dialogun pa kushte, për të arritur njohje reciproke në kufijtë ekzistues”

Presidenti Donald Trump ka caktuar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e tij për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi./IndeksOnline/