75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Chelsea, gati kontratat e reja për dy talentet

Chelsea po planifikon të rinovojë kontratat me dy prej lojtarëve të rinj, por titullarë të padiskutueshëm të ekipit janë Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori.

Të dy lojtarët kanë impresionuar trajnerin Frank Lampard, në këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Abraham u ka treguar të gjithëve për klasën që ka si lojtar, duke shënuar tetë gola, ndërsa Tomori falë paraqitjeve të mira ka siguruar vendin në formacionin e parë.

Sipas mediave angleze “Blutë” pritet t’u ofrojnë dy lojtarëve anglezë kontrata pesëvjeçare dhe shpresojnë që ata t’i nënshkruajnë ato deri në përfundim të javës së ardhshme.

Ndryshe, Abraham dhe Tomori janë ftuar edhe nga Kombëtarja angleze për ndeshjet e radhës që “tre luanët” i luajnë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë në grupin ku bën pjesë edhe Kosova./Indeksonline/