75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veseli: Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë.

Veseli ka vlerësuar se PDK-ja është partia e duhur për të udhëhequr Qeverinë e re, raporton IndeksOnline.

“Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, i cili e dëmton partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe e thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin”, ka shkruar ai në Facebook.

Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër që është bashkëpunues me shtetet mike që ndihmojnë popullin kosovar.

“Kosovës i duhet një kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot është dita e fundit e fushatës. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. (sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ora 18:30./IndeksOnline/