Pronari i Fiorentinës “shkrihet” pas Riberys
Pronari i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka folur në Rai 1 për pozitën aktuale të klubit, pas një fillimi të fortë veror dhe të mirë në sezonin e ri të Seris A.
Rezultati Inter-Juve? 1:1 është mirë sipas meje. Jam shumë i lumtur me fitoren kundër Milanit, e kemi dëshiruar. E dija që për punën e bërë nga Barone, Pradè dhe Montella do t’i shihnim rezultatet.
Bisedimet me Milanin? Në 10 vjetët e fundit njerëzit kanë kontaktuar me mua për të blerë shumë klube, por në fund të fundit ishte Fiorentina dhe unë jam këtu.
Ribery? Të gjithë i kemi zili tani, ai ishte një transferim i bujshëm. Nuk mendoja se një djalë 36-vjeçar do të kishte sukses të tillë”, shprehet Commisso./Indeksonline/