Ter Stegeni, do të startojë për Gjermaninë, por vetëm në miqësore
Gjermania ka në prgram dy ndeshje gjatë tetorit.
Fillimisht, do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Argjentinës më 10 tetor në Dortmund, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë në Estoni në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020.
Marc-Andre ter Stegeni, do të jetë në portën e gjermanëve në ndeshjen miqësore ndaj Argjentinës, ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Joachim Low, transmeton Indeksonline.
“Kam vendosur që Marcu të jetë startues në Dortmundit ndaj Argjentinës dhe Neueri në Tallinn, ashtu siç diskutuam me të dy lojtarët. E kam konfirmuar disa herë që Manuel Neueri është kapiten yni dhe numri një i yni për Kampionatin Evropian./Indeksonline/