75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Vushtrria sot do të vendos për trajnerin e ri, ky është trajneri i mundshëm

Klubi i futbollit FC Vushtrria e ka konfirmuar për Indeksonline se janë duke mbajtur bisedime me trajnerin Bylbyl Sokoli, që të bëhet trajner i kësaj skuadre.

Menduh Abazi nga klubi i Vushtrrisë ka konfirmuar se sot klubi do të mbajë një mbledhje ku do të bisëdohet për formën në të cilën është duke kaluar skuadra e tyre dhe po ashtu do të merren edhe disa vendime të tjera që një nga to është edhe emërimi i trajnerit të ri.

Kjo pasi që sipas disa raportimeve klubi i Vushtrrisë ka vendosur të mos vazhdoj bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm Antonio Toma.

Klubi i Vushtrrisë për momentin gjendet në pozitën e 11 në rënditjen tabelare pasi që deri më tani e ka pasur vetëm një fitore, një barazim dhe tri humbje./Indeksonline/.