Bëhuni gati, Tayna nis punën për hitet e reja
Tayna është rikthyer në studio për të filluar punën rreth projekteve të reja.
Rep-artistja më e famshme në vend pas një sezoni të suksesshëm dhe projekte të një pas njëshme është gati për tu rikthyer fuqishëm me hite të reja, shkruan Indeksonline.

Që kur u kthye nga pushimet në Amerikë, Tayna ka paralajmëruar këngë të reja.
Pas publikimit të një fotografie në të cilën pyeti fansat se a janë gati të dëgjojnë çfarë ajo ka përgatitur, tani Tayna ka postuar një video në ‘InstaStory’.

Prandaj adhuruesit e saj të bëhen gati sepse hitet e reja nga Tayna janë rrugës.
Kujtojmë që bashkëpunimi me Dafina Zeqirin ‘Bye Bye’ është lansimi i saj i fundit./Indeksonline/