Voton me dokumente të Serbisë, KQZ dhe Policia marrin masa ndaj anëtarëve të këshillit të vendvotimit
Në vendvotimin 3805B/12D në Mitrovicë të Veriut, një votues ka votuar me letërnjoftim të Serbisë dhe ekstrakt të lindjes të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Pas konfirmimit të raportimit, KQZ bashkë me Policinë e Kosovës kanë marrë masa ndaj anëtarëve të këshillit të vendvotimit që kanë lejuar këtë./Indeksonline/