75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është numri i deritanishëm votuesve në Ferizaj

Deri në ora 11:00 në Ferizaj dalja e votuesve ishte 11 mijë e 160 persona, ose 9.94 përqind prej 112 mijë e 243 nga votuesit total.

Kjo u bë e ditur nga Kryesuesi i KQZ-së në Ferizaj, Shaban Rexha, raporton Indeksonline.

Ndryshe edhe në këtë komunë të vendit qendrat e votimit janë hapur që nga ora 07:00 dhe në përgjithësi procesi i votimit është në mbarëvajtje të rregullt./Indeksonline/