Komisionerët serb thyejnë rregullat, nuk lejojnë gazetarin e Indeksonline që të marrë pamje nga vendvotimi
Komisionerët serb në Partesh nuk e kanë lejuar gazetarin, Alban Muhaxheri të Indeksonline që të merr pamje nga një vendvotim.
Edhe pse kjo i lejohet një gazetari të akredituar, komisionerët nuk e kanë lejuar atë që të marrë pamje.
Përkundër insistimit të Muhaxherit, komisionerët serb nuk e kanë lejuar gazetarin që të ushtrojë të drejtën e tij.
Mbetet të shihet nëse KQZ do të merret me këtë rast dhe të ndëshkoj komisionerët serb në Partesh./Indeksonline/