75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Voton Rexhep Selimi: Çlirimi i Kosovës sot mund të ndodhë për së dyti!

Sot qytetarët e vendit tonë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Ata sot do të vendosin për përfaqësuesit e tyre.

Edhe kandidati për deputet që synon edhe një ulëse në legjislaturën e re në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tashmë ka kryer obligimin e tij.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet duke hedhur votën e tij.

Ndërsa na llogarinë Facebook ka shkruar:

Sot është dita kur qlirimi i Kosovës mund të ndodhë për së dyti, betejës së gjatë për të dalë nga kthetrat e zhvatësve, kriminelëve dhe bijëve më të ligë të atëdheut sot do i vijë fundi, i erdhi fundi sepse #erdhidita
Të gjithë ata që me votën e tyre shpërblejnë oligark e mafioz të dëshmuar qe dy dekada, janë të njejtë dhe më të ligë se vetë ata.