75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Abelard Tahiri: PDK fituese e zgjedhjeve

Abelard Tahiri e ka shpallur PDK-në si fituese të zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se PDK është parti e parë në zgjedhjet e sotme.

” PDK do të jetë parti e parë në shumicën e komunave, por presim një fitore më të vogël se zakonisht. Për fat të keq asnjë exit poll s’ka qenë i saktë në asnjë palë zgjedhje. Jemi të bindur se PDK ka shënuar fitore me një dallim shumë të vogël nga partia e dytë” ka thënë Tahiri.