Mitrovica e Jugut ndër komunat vendimtare, rezultat tejet i ngushtë mes dy partive
Qytetarët e shumtë të Mitrovicës së Jugut sot dolën për të votuar në zgjedhjet e parakohshme.
Nga 104 vendvotime që ishin në këtë komunë, qytetarët patën zgjedhje nga më të ndryshmet.
Nga 60.58% e votave të numëruara deri më tani nga KQZ del që në këtë komunë të jetë një rezultat i ngushtë në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.
PDK ka 34.33%, kurse Vetëvendosje 33.74% duke lënë pas LDK me 23.03%./Indeksonline/