Numërohen mbi 80% e votave, VV me mbi 6 mijë vota para LDK-së
Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 646.216 fletëvotime.
Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 168,078 vota 26.01%.
E dyta është LDK 161,791 ose përkthyer në përqindje 25.04%.
Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 136,896 apo 21.18% të votave.
Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 75,032 vota apo 11.61%.
Lista Serbe ka marrë 38,405 vota apo 5.94%.
Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 32,478 vota apo 5.03%.
Ndërsa subjektet e tjera së bashku 65,939 vota ose 10.20%.