Nisma merr goditje në Prizren, renditet e shtata!
222 vendvotime pati në Prizren, në një nga komunat më të mëdha në Kosovë.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 94.14% të votave në këtë komunë. Qytetarët e kësaj komune vendosen që besimin e tyre ta drejtonin te Vetëvendosje, duke dalë kështu si partia me përqindjen më të lartë me 26.34%, transmeton Indeksonline.
Ndër partitë e tjera që patën përqindje në këto zgjedhje janë edhe: PDK 21.55%, LDK 19.10%, AAK-PSD 6.31%, VAKAT 7.01%.
Ajo çfarë është e habitshme në këtë rast është mungesa e përqindjes së koalicionit NISMA-AKR.
Ky koalicion pritej që në këtë komunë të kishte përqindje të mirë të votave, duke mos harruar se edhe përmbyllja e fushatës nga këta të fundit u bë në po të njëjtën komunë, në Prizren./Indeksonline /