Valon Berishën e presin në Kosovë me fli
Të gjithë futbollistët e ftuar nga trajneri Bernard Challandes, tashmë janë grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.
Njëri ndër ta është edhe mesfushori Valon Berisha. Anëtari i Lazios mund të jetë më i kënaqur me hapësirën te klubi italian, pasi u aktivizua kundër Interit dhe po luan në Ligën e Evropës.
Duket se Berisha i është gëzuar ardhjes në Kosovë, pasi në shtëpinë e tij e kanë pritur me ushqim tradicional shqiptar, fli.
“A ka mo a jo a” shkruan Berisha në Instagram. /Indeksonline/
