75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj, tregon temat konkrete në të cilat do të jetë e angazhuar partia e tij

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se AAK-ja, do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, që janë në interes ë shtetit.

Sipas tij ndër temat në të cilat do të fokusohen janë: Përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, dialogu pa kushte me Serbinë, pagat me 10% rritje.

Buxhet shtesë për ushtri, polici, AKI, prokurori, gjyqësor, dogana, zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor, Ligji për Mitrovicën e shumë të tjera, transmeton Indeksonline.

Ndryshe në këto zgjedhje AAK-ja kandidoi në koalicion me PSD-në, por që nuk arriti të ishte në treshen e parë të partive për mungesë të votave të nevojshme.

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA

• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB

• Statusi i kandidatit për BE

• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

Dialogu me Serbinë

• Dialogu pa kushte me Serbinë

• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues

• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

Politikat ekonomike

• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %

• Rritje dhe stabilitet buxhetor

• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal

• Kosova e Re, investimi i Contour Global

• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare

• Shtimi i subvencioneve në bujqësi

• Pagat 10% rritje çdo vit

• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

Sundimi i Ligjit dhe Siguri

• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor

• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

• Ligji për Mitrovicën

• Rruga Deçan – Plavë

• Rruga Prizren – Tetovë

• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit

• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen

• Autostrada e Dukagjinit

Arsim dhe Politika sociale

• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual

• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve

• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore

• Rregullimi i pensioneve me ligj