75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tetë më të votuarit e PDK-së në Gjilan

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave të rregullta në të gjitha komunat e Kosovës.

Në bazë të rezultatit të deritanishëm pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, Vetëvendosje është në epërsi të këtyre zgjedhjeve.

Por tanimë po llogariten edhe votat e dhëna për kandidatë nga të gjitha partitë për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline ka siguruar emrat e tetë kandidatëve më të votuar nga Partia Demokratike në Gjilan. Kjo parti në përgjithësi në komunën e Gjilanit mori 17.08% të votave.

Lideri i partisë, Kadri Veseli mori 6 mijë e 76 vota, Arben Bislimi 3 mijë e 159 vota,Uran Ismaili 2 mijë e 572 vota,  Riad Rashiti 2 mijë e 151 vota, Leonora Bunjaku-Morina arriti të mbledhë 2 mijë e 145 vota, Erleta Osmani 1 mijë e 919 vota, Isa Agushi 1 mijë e 718 vota dhe ish-zv /ministri Izmi Zeka mori 1 mijë e 618 vota./Indeksonline/