75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora, plot stil dhe elegancë rrugëve të Londrës

Rita Ora edhe një herë ka rrëmbyer gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj dhe veshjen unike.

E njohur për stilin e bukur dhe me trend, këngëtarja me prejardhje shqiptare s’ka zhgënjyer as këtë herë, shkruan Indeksonline.

Duke sfiduar ditët e para të vjeshtës, Rita u pa duke shkuar në darkë në Londrë, kishte zgjedhur një pallto të gjatë me ngjyrë të kuqe të ndezur, duke e kombinuar me çizme të gjata nga lëkura e gjarprit dhe fustan me ngjyrë të verdhë të lehtë.

Rita dukej atraktive dhe joshëse me flokë të gjata bionde dhe grim të thjeshtë.

Kujtojmë se këngëtarja e famshme së fundi promovoi koleksionin e ri të veshjeve në bashkëpunim me markën “Escada”./Indeksonline/