75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

I vjen fundi Thomas Mullerit

Thomas Mulleri ka marrë vendimin e madh, por aspak të lehtë. Ylli gjerman do të largohet nga Bayern Muncheni pas gati një karriere të zhvilluar te kjo skuadër.

Legjenda e Bayernit do të largohet nga skuadra gjermane në afatin kalimtar të janarit. Fakti që Mulleri nuk ka startuar në asnjë nga pesë ndeshjet e fundit te Bayernit, e ka shtyer atë që të marrë vendimin për largim.

Ardhja e Coutinhos ia ka minimizuar shumë 30- vjeçarit. Legjenda e futbollit gjerman e ka porositur agjentin e tij që të vlerësojë të gjitha ofertat për të dhe se ka vendosur seriozisht largimin.

Me të lexuar këtë lajm në mediat gjermane, fansat e Bayernit kanë qenë tejet të pakënaqur duke u vënë në krah të Mullerit./Indeksonline/