75 Mall Live Search
14:04 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi Thaçi-Grenell, s’deklarohen për mediat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin Special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmonin pritjen që presidenti i ka bërë Grenellit.  Pas takimit nuk ka pasur deklarata për mediat as nga emisari i presidentit amerikan e as nga presidenti Hashim Thaçi.

Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Pak ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, pati zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të Administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.