75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vuçiqi merr dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe, e poston në Instagram

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori sot dhuratë një fjalor në gjuhën shqipe nga gazetari shqiptar, Idriz Seferi.

“Për ekselencën e tij, presidentin Aleksandër Vuçiq, fjalorin tim personal për të kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën” – shkruan ai në dedikim, në fjalorin që i dha gjatë një interviste që ai kreu me Vuçiqin për televizionin Klan, transmeton IndeksOnline.

Presidenti postoi një fotografi të dedikimit dhe dorëzimit të librit në llogarinë e tij në Instagram, “E ardhmja e Serbisë”.

Pasi foli me përfaqësuesit e Listës Serbe përpara zgjedhjeve të Kosovës, presidenti lexoi një dokument të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në gjuhën shqipe në një konferencë për shtyp dhe bëri shaka me Seferin, duke i thënë se “a kam lexuar mirë shqip”. /IndeksOnline/