Aktori i njohur përkrah futbollistët e Kosovës për ndeshjen e nesërme
Nesër me datën 10 tetorë pritet të zhvillohet miqësorja në mes Kosovës dhe Gjibraltarit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë bërë përgatitjet e duhura për të qenë në formën më të mirë në këtë sfidë miqësore.
‘Heronjët’ e Kosovës kanë marrë përkrahje nga shumë fytyra të njohura të ekranit shqiptar.
Ka qenë edhe aktori Muhamed Arifi i cili njihet për publikun si ‘Liridoni’ i cili ka dhënë përkrahje për futbollistët e Kosovës si Milot Rashica apo Amir Rrahmani.
Kujtojmë që futbollistët e përfaqësueses së Kosovës me sukseset që po tregojnë në arenën ndërkombëtare kanë bërë krenarë gjithë popullin shqiptarë. /Indeksonline/