Belgjika me tre gola “ekspres”
Belgjika ka kaluar në epërsi të trefishtë ndaj San Marinos në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Golin e parë e shënoi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, shkruan Indeksonline.
Pas tre minutash, Naser Chadli dyfishoi epërsinë e belgëve.
Në minutën e 34-të, Brolli shënoi autogol duke i dhënë epërsi të trefishtë Belgjikës brenda 8 minutave.
Belgjika veç e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian në grupin e tij./Indeksonline/