75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Amber sjell në jetë djalin e saj, emri i tij do të ju habisë

Modelja dhe aktorja e njohur, Amber Rose është bërë nënë e një djali.

Partneri i saj, Alexander ‘AE’ Edvard, bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram këtë mëngjes. Duke shpërndarë një fotografi të tij duke mbajtur djalin e tij, ai e falënderoi Amberin që ishte kaq e fortë, shkruan Indeksonline.

Fëmijën e kanë pagëzuar me emrin Slash Electric Alexander Edvard.

Amber Rose ka lindur një djalë të vogël dhe emri i tij është shumë i ndryshëm

Sebastian Taylor Thomaz është fëmija i parë i Amber, të cilin e ka me ish të dashurin e saj Wiz Khalifa./Indeksonline/