Uta Ibrahimi në mbrojtje të Lepencit
Edhe sot, banorët e fshatit Biti të Shtërpcës kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc.
Pjesëmarrëse në këtë prostestë ishte edhe alpinistja Uta Ibrahimi, raporton IndeksOnline.
Ajo ka thënë se bërë thirrje që të ndalen ndërtimet e hidrocentrleve në Lumin Lepenc.

“Jo vetëm që jam kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe prishjes së lumenjëve, po jam edhe më shumë kundër dhunës që ju është bërë banorëve lokal para disa ditëve nga autoritetet e ruatjes së rendit …
Uji është jetë. Mos na i thani tokat e bukës! Stop ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Lepenc”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, në protestën e kaluar në Biti mbetën të lënduar një numër I madh i qytetarëve pas ndërhyrjes së policisë duke përdorur gaz lotësjellës./IndeksOnline/

