75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar Mark Colin nga Klina

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është: Mark (Bardhec) Coli, i lindur me 17.06.1978, në Zllakuqan-Klinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: Vjedhje e Rëndë, Mashtrim dhe Kanosje.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejë dega në Klinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com