75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen 20 vetura në tregun e veturave në Pejë

Sot Policia e Kosovës në qytetin e Pejës ka konfiskuar 20 vetura në tregun e veturave.

Sipas policisë thuhet se konfiskimi i tyre është bërë për shkak se nuk kanë qenë të doganuara.

“Plani është zhvilluar prej më shumë se 50 policëve ku në fokus ka qenë tregu i veturave në Pejë me ç’rast u konfiskuan edhe 20 vetura për shkak se nuk ishin të doganuara”, deklaroi një zyrtar policor.

Përveç pjesës së konfiskimit nuk është raportuar për ndonjë parregullësi tjetër. /IndeksOnline/