75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Perez tregon për të ardhmen e Sergio Ramos

Presidenti i Real Madrid, Flrentino Perez ka vlerësuar shumë lartë figurën e Sergio Ramos.

Kapiteni i Realit dhe Spanjës u bë lojtari me më shumë paraqitje në histori të kombëtares spanjolle.

Presidenti i Realit ka lavdëruar shumë Ramosin duke e cilësuar si legjendë, shkruan Indeksonline.

Përveç kushteve që ne të gjithë i shohim, teknikë dhe fizikë, ai ka të tjerë si udhëheqja dhe ambicia që e kanë bërë atë të bëhet legjendë, jo vetëm të Real Madridit dhe skuadrës spanjolle, por edhe të futbollit botëror“, ka thënë presidenti i Realit.

Më në fund, Florentino Pérez theksoi se nuk ka dyshim se “legjenda Sergio Ramos do të vazhdojë me Realin”. /IndeksOnline/