Dorëhiqet “Tigri”, Plisat mbeten pa kryetar
Albert Kastrati i njohur si “Tigri” përmes një shkrimi në Facebook ka bërë më dije se nuk do të jetë më në krye të tifozëve të Prishtinës, Plisat.
Kastrati ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur ndër vite, që kur mori kryesinë në vitin 2011.
Ai largohet nga pozita e kryetarit për tu lënë vend gjeneratave të reja.

Ky është njoftimi i tij:
Njoftim e falenderim
Dua ta filloj kete njoftim me nje falenderim dhe mirenjohje te
madhe per te gjithe qe me kane perkrahur deri sot.
Sot kam marrur nje vendim jo te lehte per mua, pas nje rrugetimi 8 vjecar.
Ne 2011 jam zgjedhur kryetar i grupit me te madh e me te rendesishem shqiptar, PLISAT. Zgjedhja ime atebote, per te gjithe ata qe e kujtojne, eshte bere ne rrethana shume te veshtira, per te rrugetuar deri sot se bashku e per ta sjelle grupin tone ne nje situate shume me stabile e shume me te konsoliduar.
Pergjate kesaj periudhe jemi perballur me shume sfida, suksese, gezime e deshperime, mirepo tere keto kane bere qe sot te kemi prapa nesh nje storie te mrekullueshme te historise sone te lavdishme, qe s’do te perfundoje asnjehere.
Kemi pritur e percjelle shume
legjenda te sportit qe erdhen e shkuan si pjese e klubeve tona, kemi percjellur
shume shoke qe ishin pjese e jona e shume te tjere qe na u bashkuan rruges,
kemi perjetuar kualifikimin e Shqiperise ne kampionatin evropian, e kemi gezuar
se bashku suksesin e klubit te basketbollit Prishtina, e kemi ruajtur me
fanatizem emrin e lavdishem te klubit te futbollit Prishtina.
Plote here kemi dale ne mbrojtje te qytetit te Prishtine e te kombit shqiptar,
aty ku do te jemi pergjithmone, ne krye te thirrjeve e nevojave te popullit
tone, gjithandej trojeve shqiptare.
Pa e zgjatur me teper, sot ju
njoftoj se kam marre vendim qe te dorehiqem nga posti i kryetarit te Plisave,
per ta dorezuar kete mundesi per gjeneratat e reja per te cilet e kam vetem nje
porosi: vazhdojeni, zhvillojeni dhe mbajeni me krenari emrin e qytetit, grupit,
klubeve e kombit tone. Mos u dorezoni asnjehere e mos shkoni ne drejtim te
rrjedhes se ujit vetem sepse ashtu ju kerkohet nga te tjeret.
Gjenerata jone e Plisave jemi perballe me trysnite e presionet me te medha por
asnjehere nuk jemi dorezuar, kemi vazhduar ta kerkojme drejtesine e suksesin
per qytetin, klubin, grupin e kombin tone.
I falenderoj te gjithe anetaret e
grupit tone qe pergjate tere kesaj periudhe me kane ndenjur afer e mbas shpines
sime, lojtaret e zyrtaret e te gjitha institucioneve sportive e jo vetem.
Une perhere do te jem pjese e grupit Plisat, perhere ne mbrojtje te qytetit,
klubit e kombit tone.
Faleminderit shume,
Albert Kastrati
Mbi Prishtinen eshte vetem
qielli.
E perjetshme eshte Shqiperia.